Kreu Ekonomi ​MBPZh shpall thirrjen për aplikim për pagesa direkte për keto kategori

​MBPZh shpall thirrjen për aplikim për pagesa direkte për keto kategori

nga Kontabilisti

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural (MBPZhR) ka shpallur thirrjen për aplikim për pagesa direkte për qumësht.

Ministria njofton se kjo thirrja për aplikim është për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga sot shpall Thirrjen për aplikim për Pagesa Direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri dhe akuakulturë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2021. Për detaje më të hollësishme, si dhe për t’u njohur me dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe kriteret e pranueshmërisë, ju ftoj të klikoni në linkun e mëposhtëm: https://azhb-ks.net/sq/thirrje-per-aplikim”, thuhet në njoftimin e MBPZh. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni