Kreu Ekonomi ​Rishikimi i buxhetit për vitin 2020 procedohet në Kuvend

​Rishikimi i buxhetit për vitin 2020 procedohet në Kuvend

nga Flamur Berisha

Me 6 vota pro dhe 4 kundër, anëtarët e Komisionit për Financa dhe Transfere kanë miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020 dhe i njëjti është proceduar në Kuvend. Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere gjatë shqyrtimit të rishikimit të buxhetit për këtë vit, janë dhënë vërejtje për këtë projektligj nga deputetët e partive opozitare pasi sipas tyre nuk është adekuat për gjendjen e krijuar nga COVID-19. Derisa ministrja e Financave Hykmete Bajrami, duke arsyetuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e viti 2020, ka thënë pandemia COVID-19 ka goditur të hyrat buxhetore sikur edhe sektorin privat dhe për këtë është i domosdoshëm rishikimi.

Prandaj, për të reflektuar rënien e të hyrave dhe gjendjen e rëndë të bizneseve dhe punëtorëve, qeveria sipas saj ka marrë nismë ligjore qysh në fillimin e punës në rishikimin e buxhetit për të marrë veprime për t’u përballë me virusin korona. “Situata është emergjente dhe nuk mund të bëjmë asnjë pagesë. Duhet ti dalim në ndihmë sektorit privat. Duhet të trajtojmë me urgjencë. Shumë shpejt do të sjellim ligjin horizontal që masat të jenë të mundshme. Asnjë ligj nuk ka paraparë pandeminë dhe nuk pres që as në ligjin për financa të kemi një të tillë. 232 milionë euro në të hyra kemi, kjo është paraparë. Kufiri është rritë në Kuvend dhe është vendim i deputetëve pas kërkesës së Qeverisë. 385 milionë euro nëse është i panevojshëm për rimëkëmbjen ekonomike na tregoni se çka të përjashtojmë. 80 milionë euro për rimbursim të organizatave buxhetore dhe 100 milionë të Ministria e Mirëqenies Sociale dhe të Ministria e Ekonomisë”, tha Bajrami.

Ajo theksoi se buxheti i rishikuar mundëson zbatimin e programit të Qeverisë, derisa shtoi se pritjet për rritje ekonomike për vitin 2020 do të jenë minus 3 për qind.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni