Kreu Ekonomi 1 milion euro për kompensimin e dëmeve të objekteve të banimit në Komunat e Kosovës

1 milion euro për kompensimin e dëmeve të objekteve të banimit në Komunat e Kosovës

nga Flamur Berisha

Të nderuar qytetarë,

Qeveria e Kosovës sot (datë 21.01.2021) ka aprovuar vendime të rëndësishme në kuadër të Programit për Rimëkëmbje për vitin 2021:

  • 6.5 milionë euro për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarit sipas kritereve të përcaktuara me Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike, si vazhdimësi e masës prej 60 milionë euro e implementuar në fund të vitit 2020;
  • 1 milion euro për kompensimin e dëmeve të objekteve të banimit në Komunat e Kosovës të prekura nga vërshimet e ndodhura në javën e parë të janarit të vitit 2021;
  • 1 milion euro mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;
  • 13.5 milionë euro për pagesën e shtesës prej 30 euro për skemat pensionale dhe sociale që marrin pagesa mujore deri në 100 €, për muajt janar-mars 2021;
  • 7.5 milionë euro për dyfishimin e pagesës së shumës së ndihmës sociale, bazuar në numrin e familjeve përfituese të muajit përkatës dhe anëtarëve të familjes për të gjithë përfituesit e ndihmave sociale, për muajt janar-mars 2021;
  • 1.6 milionë euro shtesa për muajt janar-mars 2021 për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë (COVID-19);
  • 8 milionë euro shtesa mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor të angazhuar në betejën kundër pandemisë, për muajt janar-mars 2021;

Ju gjithashtu mund të pëlqeni