Kreu Ekonomi 10% i Trustit të mos jetë objekt i procedurave përmbarimore

10% i Trustit të mos jetë objekt i procedurave përmbarimore

nga Flamur Berisha

Pas miratimit të Ligjit të rimëkëmbjes ekonomike, më 18 dhjetor 2020, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) i ishte drejtuar Ministrisë së Drejtësisë (MD) me një kërkesë me të cilën kishin kërkuar nga kjo ministri sqarime se si të veprohej lidhur me kërkesat e klientëve që kishin të hapura procedura përmbarimore e të cilët kërkonin tërheqjen e 10% nga kursimet e tyre pensionale.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, thotë se për arsye se ky ligj i cili është miratuar me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve, i kanë rekomanduar shoqatës së bankave që të mos i përmbarojnë nga llogaritë e qytetarëve mjetet e 10% nga Trusti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në fakt ky ligj është e kundërta e vështirësive, është një impuls një lehtësim për qytetarët që të kenë mundësi t’i tërheqin mjetet e tyre nga llogaritë për qëllimet natyrisht të tejkalimit më të lehtë të sfidave me të cilat është ballafaquare gjithë shoqëria dhe rrjedhimisht shteti ynë, në këtë drejtim ne kemi pas miratime të ligjit dhe  publikimet e tij në gazetë zyrtare, më datë 18 dhjetor ne kemi pranu një kërkesë nga ana e shoqatës se bankave në lidhje me qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë sa i përket çështjes 10%. Në çështjen që ndërlidhen me përmbarimin rreth kësaj në një afat të shkurtër besoj me datë 24 ne kemi kthye përgjigjen në fund të opinionit me që rast para kthimit të kësaj përgjigje kemi, qenë në kontakt të vazhdueshëm me përmbarues në mënyrë që qëndrimi ynë të jetë në të njëjtin këtë organ që është përfaqësues i përmbaruesve rreth kësaj ne i referohemi dispozitave dhe frymës së ligjit për rimëkëmbje ekonomike natyrisht edhe dispozitave të ligjit për procedurën përmbarimore, por edhe fondit të kursimeve pensionale”, thotë Ardian Bajraktari. U.D Sekretar i Përgjithshëm i MD-së.

Ai ka shtuar se “Ne i kemi rekomandu shoqatës së bankave fillimisht edhe përmbaruesve që 10% të lirohet të mos jetë objekt i procedurave përmbarimore me të vetmin qëllim që qytetarët të kenë mundësin që të përfitojnë nga ky ligj”.

Dy ditë para përgjigjes së Ministrisë së Drejtësisë për Shoqatën e Bankave, edhe Oda e Përmbaruesve Privat, kishte nxjerrë një qëndrim me të cilin ishin udhëzuar të gjithë përmbaruesit privat dhe bankat komerciale që të mos i përmbaronin të hyrat e qytetarëve nga 10% i Trustit.

Kryetari i kësaj Ode, përmbaruesi Arben Gashi, thotë se deri te ky qëndrim ata kanë ardhur me qëllim që edhe ata si përmbarues t’i dalin në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

“Arsyeja pse ka ardhë deri tek ky qëndrim i Odes, shkon prapa disa muajve përpara, na si Odë edhe në muajin mars, prill dhe maj patem marrë qëndrim që qytetarëve të mos u debitohen pagat dhe pensionet për lëndën që ata kanë në procedurë përmbarimore, dhe arsyeja që pata marrë edhe atëherë qëndrim që sado pak të iu ndihmojmë qytetarëve tanë, arsyeja e parë lidhet në rrethanat e përgjithshme në të cilat na si Kosovë, por edhe tërë bota po kalojmë sa i përket masave shtrënguese të pandemisë, duke pa gjendjen e përgjithshme kufizimet e vendosura nga qeveria, mos pamundësinë që qytetarët tanë të mbajnë punët e rregullta dhe të realizojnë veprimet e tyre të përditshme, na u shtrëngum që ta rishqyrtojmë mundësinë e ndihmës që ne si Odë mund të ofrojmë për qytetarët tanë, e kujtoj që disa institucione tjera të Republikës së Kosovës patën marrë masa lehtësuese dhe duke e ditur që na jemi pjesë të këtij populli dhe ne jemi bijë dhe bijtë e këtij populli, vendosëm që edhe ne të bëjmë diçka për të ndihmuar qytetarëve tanë, prandaj patëm marrë edhe atëherë qëndrim që pagat dhe pensionet për muajt mars prill dhe maj të lirohen nga depitimi për lëndët përmbarimore”, thotë Arben Gashi- Kryetar i Odës së Përmbaruesve të Kosovës.

Ai shtoi se ligjërisht asgjë nuk e ka ndaluar zbatimin e urdhrave të përmbaruesve që të debitohen dhe mjetet e Trustit.

“Në vijësi të masave lehtësuese që i paten marrë qeveria jonë në muajt nëntor, dhjetor si dhe duke pas parasysh ligjin për rimëkëmbje ekonomike sipas të cilit qytetarët tanë u është lejuar mundësia që të tërheqin 10% të kursimeve të tyre pensionale, ne u gjetëm në situate që si të veprojmë më tutje, ligjërisht asgjë nuk e ka ndaluar zbatimin e urdhërave të përmbaruesve që të debitohen dhe këto mjete të trustit, mirëpo i kishim kufizimet të tjera faktike të cilat neve na sollën në situatë që ta rishqyrtojmë seriozisht këtë çështje dhe e kemi marrë qëndrimin që ju i jeni referuar, pra qëndrimi i Odës së përmbaruesve që të mos debitohen mjetet e trustit i identifikuar si 10% i Trustit, ka ardhë si pasojë e vullnetit të mirë të përmbaruesve që tu dilet në ndihmë qytetarëve, sepse edhe ne jemi pjesë e këtij populli”, thotë Arben Gashi- Kryetar i Odës së Përmbaruesve të Kosovës.

Për këto dhe më tepër ndiqeni emisionin e plotë “Betimi për Drejtësi” lidhur me temën: Sfidat në përfitimin e 10% të Trustit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni