Kreu Biznes 17 milionë euro mbështetje për keto kategori nga Qeveria!

17 milionë euro mbështetje për keto kategori nga Qeveria!

nga Flamur Berisha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, tha se për 100 ditë të punës qeveria Kurti ka dëshmuar se punon për qytetarët dhe se ndryshimi i premtuar për vetëm tre muaj po vërehet.

Uka tha se ndryshimin mund ta vërejnë shumë familje në nevojë, ku ka treguar për të gjitha mjetet që qeveria do të ndajë për të gjitha kategoritë.

“Në zbatim të premtimeve që iu kemi dhënë qytetarëve për vetëm 3 muaj mund të vërehet ndryshimi. Natyrshëm ndryshimin do ta ndjejnë më shumë familjet në nevojë, plot 50 milionë euro iu dedikohen institucionit më të rëndësishëm që ka ballafaquar vështirësi në këtë kohë me sfida të mëdha, pra familjes. Për familjet që kanë humbur kryefamiljarin nga pandemia nuk do të kemi vetëm empatinë dhe ngushëllimin tonë, por do të ndahen 4 milionë euro që sado pak të adresojnë nevojat e tyre. Do të ndahen 17 milionë euro mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale dhe asnjë nuk do të jetë nën 100 euro, plus edhe 12 milionë euro për reformimin e asistencës sociale. 4 milionë euro kuponë ushqimi për familjet në nevojë do ta adresojnë edhe këtë shqetësim. Janë ndarë 3 milionë euro për lehonat e papuna që do të jetë një pagë për 6 muaj”, tha ai.

Deputeti Uka tha se reforma në shëndetësi po merr kuptim me 53 milionë euro që do të investohen në këtë fushë, teksa tha se 8 milionë euro do të ndahen për barnat esenciale.

“Pra, 100 ditë janë pak, por kapërcimi që po ndodh është i madh. Nga një qeverisje pangjyra që kërkon të mbajë në sipërfaqe një anije që mbytet nga interesa personale, në një qeverisje që e ka të qartë rrugën dhe që punon për të pasur një udhëtim të sigurt me dhe për qytetarët”, tha ai. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni