Kreu Financa 30% i Trustit. Njoftim më rëndesi

30% i Trustit. Njoftim më rëndesi

nga Kontabilisti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar nga shumica parlamentare që të reflektojë dhe të mbështesë iniciativën për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Tahiri në një konferencë për media të shtunën ka thënë po ashtu që qeveria duhet ta trajtojë edhe mundësinë e kompensimit të tërheqjes për disa kategori që kanë më pak të hyra në Trust.

“AAK-ja kërkon nga shumica parlamentare që të reflektojë seriozisht dhe të mbështesin iniciativën e tërheqjes së trustit pasi ato janë para të qytetarëve të Kosovës, janë kontribut i tyre dhe rrethanat në të cilat është sot Kosova kjo është një gjë elementare që qeveria mund ta bëjë. Dhe po ashtu ta trajtojë mundësinë që për një kategori që ika më pak të hyra në trust të bëjnë edhe kompensimin e tyre. Trusti nuk është dëshirë, nuk është vullnet i mirë, është domosdoshmëri për të gjithë ata që janë duke paguar dhe e kanë nevojë elementare”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu ka folur edhe për projektligjin për pagën minimale i cili nuk u votua në seancën e së premtes për shkak të mungesës së kuorumit.

Tahiri ka thënë se paga minimale duhet të përcaktohet në bazë të kostos së shpenzimeve mujore, duke thënë se kjo nuk ka ndodhur.

“Ne dje kemi votuar kundër pasi ne duam që në mes të dy leximeve të ngritët paga minimale dhe disa kategori të vendosen në barazi të pagës minimale. Në ligjin e Punës, paga minimale ka një kriter të kalkulimit. Bazohet mbi 4 kriteret dhe kriteri i parë është kostoja e shpenzimeve jetësore. Vetëm me këtë kriter nuk përkon paga 250 euro. Dhe e dyta, përcaktimi i pagës minimale për sektorin privat është 250 ndërkaq përcaktimi që paguan shteti për ta në rastin e veteranëve dhe të tjerëve vendosin që t’i largojnë nga kjo skenë. Ky është diskriminim, është gabim”, është shprehur Tahiri.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se me përjashtimin e veteranëve nga kategoritë e përfituesve Qeveria e Kosovës ka dhënë dy porosi.

“Me këtë veprim Qeveria e Kosovës apo VV-ja i ka qu dy porosi të gabueshme, një u ka thënë gjeneratave të reja se kushdo që lufton për liri shteti i Kosovës ua kthen kështu qysh ua kthen, d.m.th. u përjashton nga paga. E dyta, i thotë armikut tonë, këta që luftojnë për liri merremi ne me ta”.

“Duhet të shtohet edhe një pjesë në këtë ligj, të marrin pagën, pensionin, të përfshihen në këto kategorizime, por edhe kanë të drejtë ta marrin rrogën dhe pensionin përnjëherë”.

Kurse, Shemsedin Dreshaj, tha se ligji për paga është diskriminues sepse përjashton shumë kategori./KOHA

Ju gjithashtu mund të pëlqeni