Kreu Ekonomi 50 mijë punëtorë humbën vendin e punës, 10 mijë biznese falimentuan. Qeveria e mbeshtetë sektorin publik!

50 mijë punëtorë humbën vendin e punës, 10 mijë biznese falimentuan. Qeveria e mbeshtetë sektorin publik!

nga Flamur Berisha

Si pasojë e pandemisë 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë humbur vendin e punës, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini.

Përveç humbjes së vendit të punës, Shahini ka theksuar se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat kanë vështirësi në marrjen e pagave, siç thotë ai nga kriza pandemike më shumë se 10 mijë operatorë kanë falimentuar në tërë Kosovën.

Në mënyrë që vendet e punës të mos shuhen, intervenimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur bizneset është i domosdoshëm, thotë Shahini.

“Sektori privat duhe të jetë fokusi kryesori i qeverisë së re dhe të ketë një vëmendje të shtuar ndaj biznesit vendor si partner të jetë i trajtuar në mënyrë të barabartë pa pasur privilegje sepse ne qeverinë e konsiderojmë si shtetërore në momentin kur ulen në pozita dhe ajo duhet të ketë parasysh rimëkëmbjen dhe pasojat e Covid-19 të cilat kanë lënë pasoja në shumë fusha sidomos në ekonominë e vendit ku si pasojë e Covidit kanë mbetur mbi 50 mijë vetë të papunë. Poashtu më shumë se 150 mijë punëtorë në sektorin privat kanë vështirësi në paga. Gjatë kësaj kohe në Kosovë kemi një mbyllje, falimentim dhe shuarje të aktiviteteve ekonomike të më shumë se 10 mijë operatorëve në tërë Kosovën”.

Mes tjerash, Shahini tha se Qeveria e re e cila do të formohet së shpejti duhet së pari të fokusohet në çështjet ekonomike, duke mos anashkaluar edhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës nëpër mekanizma ndërkombëtar.

“Qeveria e re e cila duhet të formohet së shpejti sepse janë grumbulluar me muaj të tërë për të cilat nuk kanë kohë të presin do të duhet së pari të fokusohet në çështjet ekonomike duke mos anashkaluar edhe çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës nëpër mekanizma ndërkombëtar gjë që kjo do ti hapë rrugë vendit të rimëkëmbë ekonominë e vet dhe të zënë hapin e humbur drejt integrimit të Kosovës. Qeveritë në të kaluarën kanë pasur pengesa me numra në parlamentin e Kosovës. Tashmë dihet se kjo qeveri do ti ketë shumicën në kuvend dhe nuk do të ketë probleme për të cilat qeveritë janë ballafaquar në të kaluarën”.

Madje, ai theksoi se në vitin 2021 të hyrat e buxhetit të shtetit janë rritur për 12 milionë më shumë, që sipas tij kjo tregon se ka filluar rritja e konsumit në vend.

Sipas tij, kjo Qeveria e re duhet të bëjë histori edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik sepse i ka numrat e nevojshëm në parlament.

“Nëse marrim parasysh të hyrat në buxhetin e shtetit sidomos nga doganat në vitin 2020 në muajin janar ka pasur importe rreth 111 milionë, kurse po të njëjtën periudhë të vitit 2021 ka importe  123 milionë që do të thotë i kemi mbi 12 milionë të hyra më shumë gjë që tregon se ka filluar rritja e konsumit dhe kjo e nisur në dy fakte që njëra qeveria e ndihmoi biznesin dhe e dyta qytetarët e vendit patën mundësi ti marrin  rreth 200 milionë nga trusti i kursimeve por edhe ardhja e diasporës dhe ato kanë reflektuar në rritjen e konsumit. Kjo qeveri duhet të bëjë histori edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik sepse në numra ka bërë histori”.

Tutje, Shahini shtoi se qeveria e re duhet të hapet ndaj botës së ekspertëve të botës së biznesit duke ofruar kuadro sepse nuk ka ekspert sa i përket program ekonomik duke mos anashkaluar arsimin, integrimin dhe partnerët tanë ShBA-në.

“Mangësitë janë shumë të mëdha dhe këto mangësi mund të riparohen sepse kjo qeveri nuk ka njohuri të mjaftueshme për tu zhvilluar. Prandaj qeveria e re duhet të hapet ndaj ekspertëve të botës së biznesit duke ofruar kuadro sepse nuk ka ekspert që duhet të bëjnë program ekonomik duke mos anashkaluar arsimin, integrimin dhe partnerët tanë ShBA-në”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni