Kreu Ekonomi 6.5 milion euro per kete kategori te bizneseve

6.5 milion euro per kete kategori te bizneseve

nga Flamur Berisha

Për dy orë tw premten është “bllokuar” Prishtina me rreth 250 autobusë sot që kanë parakaluar nga Veterniku nëpër kryeqytet deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre për mos zbatimin e marrëveshjes mes Shoqatës së Transportit Rrugorë të Udhëtarëve dhe qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugorë të Udhëtarëve Ruzhdi Kurtishaj tha se protesta e sotme është alarm i fundit për qeverinë në realizimin e marrëveshjes të arritur në janar të këtij viti.

Greva e mbajtur dy ditë më parë, do të vazhdojë edhe nesër dhe pasnesër, ndërsa për të hënën është paralajmëruar sërish protestë para Qeverisë në Prishtinë me 300 autobusë.

“Numri i autobusëve sot që kanë marrë pjesë në protestë ka qenë rreth 250 dhe kjo ka qenë me kërkesën tonë për të zvogëluar ky numër për shkak të pengesës në komunikacion[…]Kjo protestë duhet të jetë alarmi i fundit për qeverinë e Republikës së Kosovës që të mblidhet urgjentisht dhe të merr vendimin e duhur për pagesën apo për realizimin e marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë së Kosovës dhe shoqatës së transportit rrugor në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës për t’iu dalë në ndihmë operatorëve të këtij sektori, të cilët pa drejtësisht për shkak të vendimeve të qeverisë krijuan humbje të mëdha[…]I bëjë thirrje kryeministrit dhe qeverisë mos t’i ndryshoj qëndrimet”, theksoi Kurtishaj.

Kreu i kësaj shoqata theksoi po ashtu se nga marrëveshja e arritur me Qeverinë bëhet fjalë për subvencionim e 450 operatorëve me 6.5 milionë euro.

Ndërsa, shtoi se nëse nuk ka reflektim të qeverisë deri të hënën, protesta do të vazhdoj të hënën në orën 10:00 para qeverisë me një numër të caktuar të autobusëve.

“Sapo diskutuam, morëm vendimin që të hënën në orën 10:00 ne do ta kemi një marsh, por kësaj radhe jo në lëvizje. Ky marsh do të jetë përball qeverisë, prapë do të jetë një numër i caktuar iautobusëve, sepse kërkesat e operatorëve janë të vijnë me 1000 autobusë dhe të bllokohet Prishtina, por ne e kemi parasysh çdo herë interesin publik të qytetarëve, por ne edhe ditën e hënë me 200 apo 300 autobusë do të bllokohet për dy orë Prishtina… Është unifikim I gjithë shoqatës që protesta të vazhdojë deri në realizmin e marrëveshjes… Shënimet e sakta i ka Ministria e Infrastrukturës, diku flitet për 6.5 milionë euro për 450 biznese për gjashtë muaj të operimit”, tha ai.

Kryetari këshillit organizativ të protestës, Driton Bytyqi ka treguar për mënyrën e organizmit të protestës për të hënën, këshilli ka marrë vendim që protestat të vazhdojnë deri në realizmin e marrëveshjes.

“Nesër vazhdon prapë greva, pasnesër po ashtu vazhdon greva, për ditën e hënë kemi marrë vendim me Këshillin Organizativ të Shoqatës që të jemi të gjithë në protestë së bashku në orën 10:00 deri 12:00 me bllokimin e rrugëve në Prishtinë, synohet që nuk e dëshirojmë, të bllokohet e krejt Kosova”, theksoi Bytyqi.

Qeveria në detyrë nëpërmjet një komunikate ka thënë se ky sektor është mbështetur sikur shumë sektor të tjerë për paga dhe qira, ndërsa për kompensimin e humbjeve, janë deklaruar se nuk kanë mjete të mjaftueshme.

Ndryshe, që nga dita e mërkurë Shoqata e Transportit Rrugorë të Udhëtarëve ka organizuar grevë për bojkotimin e punës, dhe kështu nuk ka pasur transport publik dhe nuk ka funksionuar asnjë linjë e autobusëve ndër urban dhe urban-periferik në Kosovë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni