Kreu Biznes A do të jetë ditë pushimi për punëtoret e sektorit privat me 28 Nentor 2021

A do të jetë ditë pushimi për punëtoret e sektorit privat me 28 Nentor 2021

nga Flamur Berisha

Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar letër Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, lidhur me festën e 28 Nëntorit, raporton Express.

Përmes kësaj letre, Kurti i ka kërkuar Sveçlës që të njoftojë nëpunësit e administratës publike, që për nder të kësaj feste, 29 Nëntori do të jetë ditë pushimi.

“Ju lutem vini re që nisur nga dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, kërkoj nga ju që, në koordinim me Komisionin Republikan të Festave, të bëni njoftimin me kohë për nëpunësit e administratës publike, që për nder të festës së 28 Nëntorit, dita e hënë, 29 Nëntor 2021, do të jetë ditë pushimi. Ju lutem të mbani të informuara të gjitha institucionet publike lidhur me këtë kërkesë”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Sveçlës./Express

Ju gjithashtu mund të pëlqeni