Kreu Ekonomi A do të përfitojne 290€ qytetaret që kanë humbur vendin e punes por që nuk kishin kontrata?

A do të përfitojne 290€ qytetaret që kanë humbur vendin e punes por që nuk kishin kontrata?

nga Flamur Berisha

Janë rreth 100 mijë punëtorë të sektorit privat që kanë humbur vendin e punës përgjatë periudhës shkurt-dhjetor të këtij vitit. Për ta në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është përcaktuar ndarja e 300 eurove për 3 muaj. Mirëpo edhe pse ky Ligj para dy ditësh hyri në fuqi, qytetarët ende nuk kanë informacione se si mund të aplikojnë për përfitimin e këtyre mjeteve.

Edhe pse tashmë ky Ligj veçse është në fuqi, nga Sindikata e Sektorit Privat po shprehen të pakënaqur me të. Kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi, ka thënë për Express, se nga kjo Pako kanë pritur më shumë. “Nga Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike ne kemi pritur shumë më shumë. Kemi pritur që të stimulohen në mënyrë direkte punëtorët e sektorit privat. Përveç Trustit për ta nuk ka një stimulim tjetër. Dëshira jonë për ndarjen e 300 eurove do të kishte me qenë që të përfshihen ët gjithë të punësuarit në një formë që janë larguar apo ata që nuk kanë punuar fare”, ka thënë ai.

Në takimin me kryeministrin ne i kemi treguar arsyet tona, shqetësimet tona dhe mendojmë se numri i punëtorëve që do të paguhen nga Qeveria e Kosovës me nga 300 euro do të jetë diku 30-40 mijë punëtorë, kurse nëse e marrin numrin në tërësi se sa punëtorë janë larguar nga puna në periudhën mars-dhjetorë sigurisht që do ta kalojë shifrën 100 mijë punëtorë, por është kjo diskerepancë sepse këta 30-40 mijë punëtorë kanë pasur edhe kontrata të punës dhe kompanitë e punës kanë paguar obligimet e tyre pensionale kurse pjesa tjetër nuk kanë pasur as kontratë pune e as pagesë të Trustit.  Masa do të fillojë së implementuari që nga janari dhe mendoj se do të përfundoj diku në mars”, ka thënë ai. Pra, punetoret pa kontrata nuk do te shperblehen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni