Kreu Ekonomi A duhet paguar tatim në fitim për dhuratat në para apo gjësende të pranuara nga rezidentët?

A duhet paguar tatim në fitim për dhuratat në para apo gjësende të pranuara nga rezidentët?

nga Flamur Berisha

Të ardhurat nga dhuratat përfshijnë:
 Të ardhurat nga fitoret në lotari apo të ardhurat nga faljet e borxheve.
 Dhuratat në para apo gjësende të pranuara nga rezidentët nëse dhuratat e tilla tejkalojnë shumën 5.000 € në një periudhë tatimore.
 Në grupin e të hyrave nga dhuratat kemi edhe disa të hyra/dhurata të cilat janë te liruara nga TAP si:
 Dhuratat (qofshin në para apo në gjësende) të dhëna në mes bashkëshortëve apo nga një prind fëmijës së tij natyror, apo ligjërisht të adoptuar, apo nga fëmijët prindërve të tyre, janë të liruar nga të ardhurat pa marrë parasysh vlerën e dhuratës.
 Dhuratat e pranuara për qëllime edukative arsimore janë të liruara nga tatimi përderisa dhurata i është dhënë, në formë të pagesës së shkollimit të paguar drejtpërdrejtë, një institucioni edukativ arsimor të pranuar

Ju gjithashtu mund të pëlqeni