Kreu Ekonomi A kane mbetur biznese qe ende nuk i kane marrur 290 euro. Tregonë Ministria e Financave!

A kane mbetur biznese qe ende nuk i kane marrur 290 euro. Tregonë Ministria e Financave!

nga Flamur Berisha

Gjatë këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17,000 fermerë të Republikës së Kosovës.

Pagesa e këtyre mjeteve – nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike – është përmbushje e plotë e programit të qeverisë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës.

Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale, nga PRE 2021, janë mbështetur financiarisht të vetëpunësuarit, bizneset e grave, fermerët, shëndetësia, policia, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët. Poashtu, janë liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Janë paguar mbi 1.5 milionë euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive. Rreth 45 milionë euro të paguara; mbi 280,000 përfitues.

Nga fondi prej 60 milion euro, jane shperndare 59 milion euro. Kurse nga Fondi prej 6.5 milion euro jane shperndare 6.3 milion euro. Pra ka disa biznese qe ende nuk i kane marrur keto para pasi nuk i kane vendos siq duhet llogarite bankare.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni