Kreu Ekonomi A mund të kemi sanksione nga ATK nëse shesim produktet me çmime te shitjes më të ulet se çmimi real i tregut?

A mund të kemi sanksione nga ATK nëse shesim produktet me çmime te shitjes më të ulet se çmimi real i tregut?

nga Flamur Berisha

Shitja e mallit me lirim, është e lejuar me ligj, mirëpo, për t’u konsideruar si shitje e tillë duhet dokumentuar ATK-së duke ofruar kopjet e shpalljeve nëpër gazeta, kopjet e reklamave televizive, apo materiale tjera marketingu, përfshirë dokumentacionin e datës së shitjes. Çdo lehtësim (nxitje) e prodhuesit apo lehtësime tjera të marra nga biznesi në lidhje me mallrat e shitura me çmim të ulur duhet të përfshihet në të ardhurat e biznesit.

Ndërsa, nëse nuk ofrohen si dëshmi shpalljet / reklamimet e cekura më lartë, atëherë shitjet e tilla, pavarësisht a bëhen për persona tjerë apo për persona të lidhur, duhet të trajtohen shitje sipas vlerës së hapur të tregut.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni