Kreu Ekonomi A mundë të bëjë kerkesë per shtyerje te pagesave per keste te kredise tek banka?

A mundë të bëjë kerkesë per shtyerje te pagesave per keste te kredise tek banka?

nga Flamur Berisha

Sipas vendimit te fundit, qytetaret nuk munden te bejne kerkese per shtyerje te pagesave per keste te kredise, por vetem ti ristrukturojne ato.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se roli i bankave për të siguruar rrjedhën e vazhdueshme të kreditimit për klientët mbetet i një rëndësie të madhe dhe me aprovimin e këtij udhëzimi, BQK-ja njeh rrethanat e krijuara në vend nga vala e dytë e COVID-19.

Një nga masat e marra nga Banka Qendrore e Kosovës në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar është edhe ndalesa e përkohshme e shpërndarjes së dividentës, andaj nga ana e përfaqësuesve të bankave u ngrit kjo çështje duke kërkuar që të rishikohet kjo masë e ndalesës. Zëvendësguvernatori Havolli theksoi se BQK-ja do ta rishikojë këtë masë dhe se çështja e shpërndarjes së dividentës do të trajtohet në pajtueshmëri të plotë me praktikat dhe vendimet e Bankës Qendrore Evropiane.

Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti tha se BQK-ja mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjitha lehtësimet e nevojshme në shërbim të tejkalimit sa më të lehtë të këtyre sfidave me të cilat po ballafaqohet ekonomia jonë, por gjithmonë duke pasur parasysh se sigurimi i stabilitetit financiar mbetet objektivi jonë kryesor.

Po ashtu inkurajoi të gjithë përfaqësuesit e sektorit bankar që të forcojnë edhe më tej partneritetin me klientët, duke iu ofruar kushte sa më të përshtatshme për tejkalimin e sfidave që i ka shkaktuar COVID-19 në ekonominë tonë, por këto lehtësira kërkohet të jenë të bazuara në analiza të mirëfillta të riskut në mënyrë që mos të cenojnë qëndrueshmërinë e bankave.

“Përfaqësuesit e bankave falënderuan BQK-në për bashkëpunimin konstruktiv si dhe qasjen proaktive të saj në lidhje me masat e marra, dhe u zotuan që të rrisin mbështetjen për ekonominë e vendit”, thuhet në njoftim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni