Kreu Ekonomi Administrata Tatimore e Kosoves me sherbim te ri elektronik per biznese!

Administrata Tatimore e Kosoves me sherbim te ri elektronik per biznese!

nga Flamur Berisha

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se së shpejti do të ofroj shërbimin e ri elektronik për deklarimin e pasqyrave financiare.

Sipas ATK-së, obligues për të deklaruar këto janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

“Shërbimi i ri elektronik, gjegjësisht deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, do t’ju kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare ta bëjnë në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK. Pasqyrat Financiare, për qëllime të ATK-së do të deklarohen në periudhën dhe afatin kur dorëzohet edhe Deklarata Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale / Korporatave, pra nga data 01 janar deri me 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak”, thuhet në njoftim.

ATK thotë se do të njoftojnë me kohë për afatin e publikimit dhe mënyrën e deklarimit të pasqyrave financiare nëpërmjet sistemit elektronik EDI.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni