Kreu Ekonomi Administrata Tatimore e Kosoves njofton se si duhët shkarkuar Certifikata e të punësuarit

Administrata Tatimore e Kosoves njofton se si duhët shkarkuar Certifikata e të punësuarit

nga Flamur Berisha

Referuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës datë 13.11.2020, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se të gjitha bizneset, (punonjëseve të të cilave ju kërkohet leje qarkullimi vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës) sipas kodeve të lejuara nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Sistemit Elektronik EDI mund të pajisen me “Certifikatën e të Punësuarit”.

Shkarkimi i “Certifikatës për të Punësuarit”, përmes Sistemit Elektronik EDI do t’ju mundësohet vetëm shoqërive tregtare të cilët janë të regjistruara në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe kodin e veprimtarisë primar ose sekondar e kanë të lejuar sipas MTI-së.

Dokumenti ”Certifikatë e të Punësuarit” mund të shkarkohet përmes Sistemit Elektronik EDI, në menynë “Shërbimet”, nën-menynë “Certifikatë e të punësuarit. Ky dokument duhet të shkarkohet për secilin të punësuar nga i cili kërkohet të lëvizë për kryerjen e detyrave të punës.

Dokumentin e shkarkuar, më pastaj duhet ta vulosni dhe nënshkruani dhe si e tillë bashkë me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar dhe ate vetëm në kuadër të kryerjes së detyrave të punës. Pra, ky dokument për arsye tjetër nuk mund të përdoret.

Për më tepër, më poshtë gjeni listën e kodeve të cilat janë të lejuara nga MTI: linku

Ju gjithashtu mund të pëlqeni