Kreu Ekonomi Administrata Tatimore: këto janë kriteret për faljen e interesave

Administrata Tatimore: këto janë kriteret për faljen e interesave

nga Flamur Berisha

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se me hyrjen në fuqi të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID 19, tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara mund të përfitojnë nga falja e interesit.

Sipas ATK-së, falja e interesit do të bëhet me kusht që tatimpaguesit të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë deri në fund të vitit. “Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së për periudhat janar 2020 deri dhjetor 2020, mund të përfitojnë nga falja e interesit, me kusht që të njëjtit, për periudhat e lartcekura, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) deri më 31 dhjetor 2020. Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 31 dhjetor 2020, do të përfitojnë nga falja e interesit”, thuhet në njoftimin e ATK-së,

Në Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike është paraparë plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, që parashihet lirimi nga interesi tatimpaguesit i obligimeve tatimore brenda vitit 2020

Ju gjithashtu mund të pëlqeni