Kreu Ekonomi Administrata Tatimore: Së shpejti inspektoret tatimorë do ti kontrollojnë këto biznese

Administrata Tatimore: Së shpejti inspektoret tatimorë do ti kontrollojnë këto biznese

nga Flamur Berisha

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se gjatë muajit janar 2021 janë shqiptuar 130 gjoba nga vizitat te bizneset.

Sipas ATK-së, gjatë këtij muaji janë bërë mbi 3 mijë vizita.

“Deri me datë 31 janar janë kryer 3,355 vizita te bizneset, ku si rezultat i tyre janë lëshuar 130 gjoba për gjetjet e konstatuara nga inspektoret tatimor në teren. Po ashtu, nga vizitat e realizuar është konstatuar mall pa origjinë, si dhe mungesë në stoqe në vlerë 1.1 milion euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së, përcjell Telegrafi.

Përveç vizitave, ATK tregon se inspektorët tatimor kanë përfunduar 78 kontrolle tek bizneset, të cilat janë identifikuar nga moduli i analizës së riskut. 

“Tatimi shtesë nga këto kontrolle të kryera është 1.6 milion euro, ndërsa kreditimi i zbritur është afro gjysmë milion euro, kurse humbja zbritur e konstatuar me kontroll është 1.6 milion euro. ATK do të vazhdoj me zbatimin e planeve operative, me qëllim të identifikimit të të gjitha rasteve të shmangieve tatimore, andaj i bëjmë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i përmbushin obligimet e tyre tatimore, në mënyrë që mos të jenë objekt i ndëshkimeve të parapara me legjislacionin tatimor në fuqi”, përfundon njoftimi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni