Kreu Ekonomi Ahmeti: Se shpejti fillon aplikimi per ndarjen e ndihmave financiare per bizneset e vogla

Ahmeti: Se shpejti fillon aplikimi per ndarjen e ndihmave financiare per bizneset e vogla

nga Flamur Berisha

Në ditët në vijim do të fillojmë procesin e ndarjes së granteve për mikrobizneset dhe bizneset e vogla. Kemi ndarë 5 milion € për këtë qëllim. Duke marr parasysh numrin e bizneseve në Prishtinë kjo është ndihmë e vogël, por për mikro dhe bizneset e vogla mund të jetë domethënëse në pandemi. Procesi do të jetë transparent (online).

Po ashtu kemi ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediat që janë në Prishtinë. Raportimi dhe gazetaria janë tepër të rëndësishme dhe vështirësitë financiare nuk mund të jenë arsye e mbylljes për shumicën prej tyre në këtë kohë. Komisioni për ndarjen do të jetë me shumicë nga vetë përfaqësuesit e këtij grupi me të cilët jam takuar javën e kaluar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni