Kreu Financa Alarmante: Marketet i shtrenjtojnë jashtë mase vezët dhe sheqerin

Alarmante: Marketet i shtrenjtojnë jashtë mase vezët dhe sheqerin

nga Kontabilisti

Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë po vazhdojnë të ngritën. Kjo ngritje e çmimeve është vërejtur më shumë në produktet bazë siç janë vaji, sheqeri, mielli, dhe vezët.

Krahasuar më vitin paraprak, tani një komplet ve ka arritur çmimin rreth 4.39 euro.

Në valën e ngritjes së çmimeve, është ngritur edhe çmimi i vezëve. Ngritja e çmimeve po shkakton panik te qytetarët dhe shumë prejt tyre kanë filluar të furnizohen. Shtrenjtime janë vërejtur edhe në produkte të tjera ushqimore si miell, vaj, patate e shumë të tjera.

Në një market në Prishtinë, vlera e 30 copa ve, është 4 euro e 49 cent. gritje e madhe e çmimet është vërejtur edhe tek sheqeri e vaji. 5kg sheqer tani kanë kaluar vlerën e 4 eurove.

E, nga kjo rritje e çmimeve po pësojnë të gjitha shtresat e shoqërisë, por më së shumti pensionistët dhe përfituesit e skemës sociale, kjo pasi që ndihma që marrin nga shteti nuk u mjafton as për gjëra elementare.

Për t’iu dalë në ndihmë një javë më parë, Ministria e Financave ka ndarë nga 100 euro shtesë për muajin nëntor për këtë kategori, dhe dyfishim të shumës për ata që janë përfitues të skemës sociale.

“Me këtë vendim mundësohet mbështetja e kategorive më të cenueshme për të përballuar koston më të shtrenjtë të jetës. Me këtë vendim do të ndajmë nga 100 euro shtesë për secilin përfitues të pensioneve, nga skemat pensionale që paguan shteti, për aq sa pensioni nuk kalon 500 euro”, njoftimi i Ministrisë së Financave.

Në Kosovë gjithsej numri i pensionistëve të regjistruar është 195 mijë.

Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuara më 20 gusht të këtij viti me ndihmë sociale marrin 25 mijë e 805 familje me gjithsej 102 mijë e 958 anëtarë.

Duke, pasur parasysh gjendjen e vështirë ekonomike e ngritjen e çmimeve, shuma prej 100 euro, nuk do tu mjaftojë as pensionistëve e as familjeve me asistencë sociale.

Kjo për shkak që ata kanë nevojë për produkte bazë, barna e gjëra të tjera.

Për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, i shqetësuar shprehet edhe kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku.

“Qeveria do të duhet të ndikonte që të ndalonte disi ose të ngadalësohet nuk kemi as ekonomi as politikë që do të munden të na ndihmojnë, ne duhet të bëhemi gati për një kohë të gjatë të ballafaqohemi me rritjen e çmimeve dhe të ballafaqohemi me këto rroga që janë të mjaftueshme për tu përball me këto ngritje të çmimeve”, u shpreh ai për Front Online.

Nga të dhënat e Trading Economics, del se Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve në rajon

Ju gjithashtu mund të pëlqeni