Kreu Ekonomi Ambasada gjermane del me njoftim lidhur me terminet për viza

Ambasada gjermane del me njoftim lidhur me terminet për viza

nga Kontabilisti

Ambasada gjermane në Prishtinë do të hapë sot terminet e reja për viza, transmeton Reporteri.net.

Sipas një njoftimi në faqen e ambasadës gjermane, thuhet se lista e regjistrimeve për terminë në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00.

Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të terminëve, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminët kanë filluar të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit.

Ambasada njofton se për të parandaluar keqpërdorimin gjatë caktimit të terminëve, ambasada e mban të drejtën që të bllokojë nga caktimet e terminëve për një muaj të gjithë personat, të cilët nuk paraqiten në termin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni