Kreu Ekonomi Aplikimi i ngarkesës së kundërt në ndërtimtari

Aplikimi i ngarkesës së kundërt në ndërtimtari

nga Flamur Berisha

Aplikimi i ngarkesës së kundërt në ndërtimtari vlen vetëm për personat e tatueshëm të cilët janë pjesë e transaksionit (furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit). Pra, furnizuesi dhe pranuesi i shërbimit duhet të jenë Deklarues të TVSH-së në Kosovë.

Përjashtim nga kjo, faturimi i cili bëhet nga kontraktori kryesor për investitorin, trajtohetfurnizim i tatueshëm sipas rregullave normale të TVSH-së. Pra, në këto raste fatura e cila lëshohet nga kontraktori i cili është deklarues i TVSH-së, lëshohet me TVSH

Ngarkesa e kundërt aplikohet vetëm në furnizimin e shërbimeve ndërtimore.

Në rastet kur kemi të bëjmë me furnizime të përziera (furnizim të mallit dhe të shërbimit), duhet të specifikohet qartë ndarja ndërmjet mallit dhe shërbimit, pra për pjesën e mallit aplikohet TVSH kurse për pjesën e shërbimit aplikohet ngarkesa e kundërt. Në të kundërtën, nëse për çfarëdo arsye kjo ndarje nuk mund të specifikohet qartë, aplikohen rregullat normale të TVSH-së, pavarësisht prej proporcionit në mes tyre, pra faturimi bëhet me TVSH.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni