Kreu Ekonomi Arben Vitia tregon se a do të ketë ashpersim te masave!

Arben Vitia tregon se a do të ketë ashpersim te masave!

nga Flamur Berisha

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ende nuk është vendosur sa iu përket masave të reja për Covid19.

Vitia ka përmendur faktin se është dita e parë e tij në zyre, dhe se ende nuk është vendosur sa iu përket masave për pandeminë.

“Nuk ka asnjë paralajmërim, ne natyrisht jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucione përkatëse për çdo vendim paraprakisht do të komunikojmë me organet relevante si dhe me publikun”, ka thënë Vitia për IndeksOnline.

“Është dita ime e parë në zyre dhe realisht nuk është se ka diçka lidhur me këtë çështje. Nuk kam çfarë të them tjetër”, ka theksuar tutje ai.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Hoti ka thënë se MSh është në monitorim të vazhdueshëm të situatës epidemiologjike përmes institucioneve kompetente.

“Nuk është marrë asnjë vendim rreth ndonjë mase të re lidhur me COVID-19. MSh është në monitorim të vazhduar të situatës epidemiologjike përmes institucioneve kompetente. Para çfarëdo vendimi për ndonjë masë, publiku do të informohet me kohë dhe në mënyrë transparente”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, vlen të përmendim faktin se përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 705 raste të reja me Covid19, d

Ju gjithashtu mund të pëlqeni