Kreu Ekonomi Arrestohen të 48 policët e pikave kufitare. Kjo është arsyeja

Arrestohen të 48 policët e pikave kufitare. Kjo është arsyeja

nga Kontabilisti

Në aksionin që po zhvillon Inspektorati Policor i Kosovës, janë arrestuar të gjithë zyrtarët policorë të dy ndërrimeve në pikat kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”.

Nga ky aksion në këto dy pika kufitare në rajonin perëndimor të Kosovës janë arrestuar 48 zyrtarë policorë, gjithashtu edhe dy doganierë.

E detaje për aksionin ka dhënë për Nacionale.com edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“Po, mund t’ju konfirmoj se IPK në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale kanë ndërmarrë disa veprime hetimore si pasojë e të cilave ka nisur edhe një aksion në ditën e sotme. Mund t’ju konfirmoj se ka të arrestuar. Aksioni është duke vazhduar”, tha për Nacionalen, kryeprokurori Isufaj.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.

“Operacionit të sotëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, thuhet në njoftim./Nacionale

Ju gjithashtu mund të pëlqeni