Kreu Financa ATK dhe shoqata e gastronomeve ju bejne thirrje ketyre kategorive te bizneseve për…

ATK dhe shoqata e gastronomeve ju bejne thirrje ketyre kategorive te bizneseve për…

nga Flamur Berisha

Të dashur Gastronom,

Në këto ditë të vështira që masat nuk po ndryshojnë, prapë se prapë mendoj të ndaj diçka që gjithmonë po kritikohemi.Për më shumë se 1 vjet e 8 muaj jam duke u marrë vullnetarisht me shoqatën duke e mbrojtur biznesin në të cilin e kalova jetën edhe Gjithë Gastronomin.

Afër 20 muaj duke u munduar ti bëjë bashkë të gjithë Gastronomet e të lidhemi “krahë për krahë” si në të mirë e si në të keq të kësaj situate.Lutja ime nuk i adresohet shtetit por i adresohet vetës sime dhe të gjithë juve Gastronomëve. Gastronomë, mos te presim gjithmonë që shteti të bëjë diçka për ne, ejani të bëjmë edhe ne diçka për shtetin.

Gastronomia në vendin tonë zë vend shumë të rendësishëm në ekonomi, sektori i 3-të i punësimit më i madhi në vend mirëpo formalisht ne mund të dalim dhe në vend të 2-të, ne mund t’ia kthejmë namin gastronomisë.Si?Nëse pak jeni matematicient, ne po blejmë me 18% e po shesim me 8% është turp të mos kalojmë 100% në formalitet.Nuk duhet ta bëni vetëm për shtetin, duhet ta bëjmë për vetën tonë, për të ardhmën tonë!Duke u formalizuar ne, ndryshe na shikon shteti dhe gjithë populli, KUR jemi ndër taksapaguesit më të mëdhenjë, nuk është më si dikur kur na bëhej padrejtësi me arkat fiskale, tani mund t’i bleni ato 9.90 Euro me ofertë mujore.Me qarkullimet tona formale mund të marim kredi të mëdha që t’i realizojmë ëndërrat tona për zhvillim.

Në realitet e ulim një kosto të panevojshme nepër bizneset tona, e cila askund në botë nuk ekziston (bllogerin ose kontrolluesin) sepse kur paraqesim 100%, ska si të zhduket stoku jonë, rritet transparenca.Duke paguar 5% taksën e punëtorit ne, e 5% ai te veten ne i’u krijojmë punëtorëve tanë një të ardhme më të mirë, pension e gjithçka tjetër.Më lehtë merrini viza, e më lehtë paguani me kartela kudo në botë.

Jo formaliteti është edhe konkurrencë jo formale, sepse nëse dikush nuk paguan tatim ai i ka çmimet më të vogla edhe punëtorve i’u jep para në dorë më shumë gjë që prish dhe tregun, konkurrencë joformale. Ejani të gjithë së bashku të ndihmojmë njëri-tjetrin të ndihmojmë Kosovën e të ndihmojmë edhe veten.Unë në restaurantin tim tash e tutje do ti vendosi letrat që nëse nuk i’u vjen kuponi fiskal mos paguani.P.S. E pasiqë i bëjmë të gjitha këto atëherë mund t’i ndërrojmë rregulloret komunale e ligjet të cilat nga 2010 jan te njejta dhe jane formuluar pa prezencen tonBashkë i’a dalim

Ju gjithashtu mund të pëlqeni