Kreu Ekonomi ATK me aksion kontrolli në dyqanet me Playstation

ATK me aksion kontrolli në dyqanet me Playstation

nga Flamur Berisha

Dyqane me video-lojëra kanë qenë target i një kontrolli nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Në platformën KALLXO.com është raportuar se ka parregullsi tatimore në disa prej këtyre dyqaneve.

Një qytetar ka raportuar se ndonëse qindra herë i kishte frekuentuar këto lojëra asnjëherë nuk i ishte ofruar kupon fiskal.

Dyqane me video-lojëra kanë qenë target i një kontrolli nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Në platformën KALLXO.com është raportuar se ka parregullsi tatimore në disa prej këtyre dyqaneve.

Një qytetar ka raportuar se ndonëse qindra herë i kishte frekuentuar këto lojëra asnjëherë nuk i ishte ofruar kupon fiskal.

Informacioni pretendonte edhe se në këto biznese punëtorët nuk janë të regjistruar dhe nuk u paguhen kontributet pensionale.

Këto informacione ishin bartur në Administratën Tatimore të Kosovës.  Me t’i pranuar ato, drejtori rajonal i ATK-së Besim Halili caktoi një ekip tatimor që t’i verifikonte informatat.

Pasi marrin udhëzimet nga Drejtori, katër inspektorë tatimor ia mësyjnë kontrollit. Cak i tyre është verifikimi i arkave fiskale, verifikimi i punëtoreve dhe kontrollimi i lëshimit të kuponëve fiskal.

Me të hyrë në biznesin e parë inspektoret hasin në parregullsi.

Biznesit iu gjetën dhjetëra klientë ndërsa për asnjërin prej tyre nuk ishte lëshuar kuponi fiskal. Gjetjet e inspektorëve tregojnë edhe se ky biznes nuk ishte fare i fiskalizuar.

Pas konstatimit të parregullsive inspektorët vazhdojnë kontrollin në lokacionin tjetër.

Edhe në këtë lokacion biznesi u zu në parregullsi tatimore. As aty nuk kishte arkë fiskale, rrjedhimisht nuk lëshoheshin kuponë fiskal.

Parregullsi tatimore pas raportimeve në KALLXO.com ishin konstatuar edhe në shumë biznese të tjera duke përfshirë restorante, diskoteka, salla dasmash, kafiteri, markete e shumë biznese të tjera.

Përpos këtyre shkelje të rregullave tatimore ishin gjetur edhe në institucionet publike.

Pas shkresave të KALLXO.com, agjencia e Arkivave të Kosovës iu nënshtrua kontrollit tatimor pas dyshimeve se nuk i kishte paguar tatimet për 22 punëtorë të punësuar me kontrata mbi vepër.

Si rezultat i raportimeve të qytetarëve në KALLXO.com gjatë vitit 2020 ATK ka shqiptuar mbi 100 mijë euro gjoba, ndërsa mbi 200 mijë euro janë shqiptuar që nga koha kur BIRN-i filloi implementimin e projektit të përkrahur nga Ambasada Britanike

Ju gjithashtu mund të pëlqeni