Kreu Financa ATK me kerkesë serioze per biznese. (Shiko ketu)

ATK me kerkesë serioze per biznese. (Shiko ketu)

nga Kontabilisti

Apliko saktë Normën e TVSH-së!Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat, të cilët janë Deklarues të TVSH-së, se në bazë të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë të detyruar të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së në furnizimet e tyre, si:

furnizim të mallrave apo furnizim të shërbimeve.

Deklaruesit e TVSH-së, duhet të deklarojnë saktë furnizimet e tyre duke aplikuar Normën e TVSH-së konform Ligjit të TVSH-së, si:

Shitjet e liruara pa të drejtë kreditimi;
Shitjet e liruara me të drejtë kreditimi;
Eksportet;• Shitjet e tatueshme me normën 18%;
Shitjet e tatueshme me normën 8%.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen te bizneset – Deklarues të TVSH-së, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nuk janë duke aplikuar saktë Normën e TVSH-së. Disa nga këta tatimpagues, nuk janë duke zbatuar këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që me rastin e furnizimit të mallrave dhe/apo shërbimeve të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së, në mënyrë që edhe konsumatorët të paguajnë TVSH-në konform Ligjit të TVSH-së.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit – Deklarues të TVSH-së që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni