Kreu Financa ATK me masa te sforcuara ndaj ketyre bizneseve (shiko ketu)

ATK me masa te sforcuara ndaj ketyre bizneseve (shiko ketu)

nga Kontabilisti

Masa të sforcuara tek 18 subjekte biznesore me borxhe ndaj ATK-së

Departamenti për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve ka vazhduar me aktivitete tek subjektet biznesore, të cilat nuk kanë kryer obligimet tatimore. Andaj, bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti, janë përzgjedhur 18 subjekte, që kanë pas obligime të pa paguara në vlerë prej 1.8 milion euro.

Pra, vlera totale e inkasuar –paguar gjatë ditës së premte ka qenë 416,250.18 euro ose rreth gjysmë milioni euro, ndërsa pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.

Menaxhmenti i ATK-së vazhdon ta ketë në prioritet zvogëlimin e stokut të borxheve, si dhe trajtimin në kohë të borxheve të reja.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni