Kreu Ekonomi ATK me njoftim lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal

ATK me njoftim lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal

nga Flamur Berisha

𝑵𝒋𝒐𝒇𝒕𝒊𝒎 𝒑𝒆̈𝒓 𝒒𝒚𝒕𝒆𝒕𝒂𝒓𝒆̈

Të nderuar qytetarë,

Duke pas parasysh që kemi pranuar një numër të konsiderueshëm të pyetjeve tuaja, lidhur me ri-fillimin e kampanjës për rimbursim nga kuponët fiskal, e cila siç jeni të njoftuar është ndërprer me qëllim që ta ruajmë shëndetin e secilit prej nesh, dhe në të njëjtën kohë të parandalojmë përhapjen e COVID 19.
Aktualisht menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës ende nuk ka marre vendim që të fillohet me kampanjën, pasi që çdo veprim i ATK-së por edhe i gjitha institucioneve tjera në situatën në të cilën gjendemi si pasoj e pandemise, ndërlidhet me masat lehtësuese nga Qeveria e Republikës së Kosovës-Ministria e Shëndetësisë.
Të nderuar qytetarë, ATK menjëherë pasi të marr vendim për ri-fillimin e kampanje për rimburësim të kuponëve fiskal, do t’ju informoj në kohë, në mënyrë që secili nga ju të keni mundësi të jeni pjesë e saj.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni