Kreu Ekonomi ATK me njoftim më rëndesi (16.04.2021)

ATK me njoftim më rëndesi (16.04.2021)

nga Flamur Berisha

𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀 – 𝐀𝐓𝐊 𝐢𝐧𝐤𝐚𝐬𝐨𝐧 𝟑𝟔.𝟐% 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐛𝐨𝐫𝐱𝐡𝐞 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐫𝐞𝐦𝐮𝐣𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟎

Trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit është njëri ndër prioritetet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës, për të cilën fushë edhe është punuar mjaft shumë në reformimin e departamentit, i cili trajton borxhet tatimore. Ku qëllimi kyç i konsolidimit të Mbledhjes së Detyrueshme është përmirësimi i performancës së menaxhimit të borxheve tatimore, qëlllimi final i së cilës duhet të jetë rezultati në rritjen e efektivitetit të punës së ATK-së.

Performanca e ATK-së në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore për tremujorin e parë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm, pasi që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36.2 % apo 6.3 milion euro, ndërsa totali i borxhit të inkasuar për janar-mars 2021 është 23.8 milion euro.

MD në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët duke paguar obligimet e tyre tatimore kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni