Kreu Biznes ATK me njoftim më rëndesi per keto kategori te bizneseve (12.05.2022)

ATK me njoftim më rëndesi per keto kategori te bizneseve (12.05.2022)

nga Kontabilisti

ATK, në implementim të Projektit “Përmbushja në sektorin e Akomodimit dhe Shërbimit ushqimor”

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të: regjistrohen, mbajnë dokumentacion, deklarojnë dhe të paguajnë saktë detyrimet tatimore.

Bazuar në Planin Strategjik 2022-2026 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2022, ATK ka hartuar Planin e Veprimit për të përmirësuar përmbushjen në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ku përmes këtij plani do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre në këtë sektor.

Administrata Tatimore e Kosovës, u bënë thirrje të gjithë personave që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, si: • Deklaroni dhe paguani saktë tatimin;• Regjistroni të punësuarit, si dhe paguani tatimin ne paga dhe pensionet për të punësuarit;• Pajisuni me arkë fiskale dhe lëshoni kuponë fiskal, • Deklaroni saktë organizimin e ahengjeve;• Mbani evidencat lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore, etj.

Administrata Tatimore e Kosovës, inkurajon të gjithë personat fizik afarist dhe personat juridik t’u përgjigjen detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.Paguaj tatimin, fli rehat!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni