Kreu Biznes ATK ndërprenë shërbimet për tatimpaguesit, punëtorët në grevë

ATK ndërprenë shërbimet për tatimpaguesit, punëtorët në grevë

nga Flamur Berisha

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (SPATK) do të mbajë sot grevë paralajmëruese. Greva do të jetë njëorëshe dhe do të fillojë nga ora 10:00 deri 11:00, duke i ndërprerë kështu të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Greva do mbahet në të gjitha regjionet e Administratës Tatimore të Kosovës.

Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve ka ardhur si rezultat i neglizhimit dhe mos realizimit të kërkesave tona, po ashtu duke u diskriminuar krahas institucioneve tjera duke mos u analizuar asnjëher natyra e punës së këtij institucioni kaq të rëndësishëm siç është Administrata Tatimore e Kosovës.

Edhe tani në situatën pandemike me Covid19, ATK ka luajtur rol kyç në relizimin e pakos fiskale dhe duke punuar pa ndalur punën asnjëher.

Kërkesat sipas Sindikatës janë adresuar tek personat kompetent disa herë me radhë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigjie nga institucionet kompetente.

Kërkesat e sindikatës janë si në vijim:

1. Krijimi i kushteve të punës;

2. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës nga: “Agjenci ekzekutive” në “Agjenci me status të veçantë”;

3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),

4. Përfshirja në pakon fiskale i gjithë stafi i ATK-së, (është hera e dytë që fillimisht aprovohet një shtesë për një pjesë të stafit,  pastaj anulohet me vendim te Qeverisë, vendimin nr.01/69 i datës 15.03.2021, ku ishin paraparë mjetet për zyrtarët e Administratës Tatimore).

Greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe është alarmi i fundit nga Sindikata e Punëtorëve të  Administratës Tatimore të Kosovës deri në realizimin e kërkesave tona.

Nga takimi i fundit i kryesisë së SHSPATK-së, i mbajtur me 30 prill me të gjithë përfaqesuesit e regjioneve, u vendos për grevë paralajmeruese, me këtë rast nëse nuk ndërmerret asgjë deri më datë 27 Maj 2021, ftohen institucionet përgjegjëse të reflektojnë edhe t’i hapet rrugë dialogut, përndryshe jemi të detyruar të marrim masa radikale me greve të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme, duke respektuar Ligjin për Greva po ashtu edhe Statutin e SHSPATK-së, lidhur me veprimet sindikale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni