Kreu Financa ATK paralajmon keto kategori te bizneseve. Ja qka duhet te beni!

ATK paralajmon keto kategori te bizneseve. Ja qka duhet te beni!

nga Flamur Berisha

ATK ka identifikuar se disa nga bizneset që zhvillojnë aktivitetin e ndërtimtarisë nuk janë duke mbajtur dokumentacionin sipas Ligjit.

Andaj, ATK rikujton se tatimpaguesit e angazhuar në aktivitete të kontratave afatgjate të ndërtimit, duhet të mbajnë kontabilitet të veçantë për secilin projekt. Nëse ka kontrata të shumta në projekt, duhet të mbahet kontabilitet i ndarë për secilën kontratë brenda projektit. Për secilën kontratë, duhet të ekzistojë një kontabilitet i ndarë për të gjitha hyrjet dhe shpenzimet (për njësi matëse, si: shitjet, pagesat paradhëniet, këmbimet, etj.)ATK do të vazhdoj me Projektin “Përmirësimi i Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë”, dhe në identifikimin e rasteve të tilla, andaj ju inkurajojmë që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni