Kreu Biznes ATK permes sherbimit te ri elektornik ju tregon se cilat biznese jane te liruara nga Arka Fiskale!

ATK permes sherbimit te ri elektornik ju tregon se cilat biznese jane te liruara nga Arka Fiskale!

nga Flamur Berisha

🌐ATK, edhe me një shërbim të ri elektronik!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 Shtator 2021 do të publikon versionin e ri të Sistemit Elektronik – EDI, përmes të cilit do të kërkohet plotësimi i deklaratës: “Deklaratë nga personi i cili nuk kërkohet të pajiset me Pajisje Elektronike Fiskale / Sistem Fiskal”.

Shërbimi i ri elektronik për plotësimin e kësaj deklarate është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit të cilët nuk janë të pajisur me Pajisje Elektronike Fiskale / Sistem Fiskal, të cilët do të shfrytëzojnë sistemin EDI.

Përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi është i obliguar për plotësimin e kësaj deklarate duke konfirmuar se si tatimpagues nuk është i obliguar që të jetë i pajisur me PEF/SP pasi që të gjitha furnizimet e tija bëhen për biznese, e jo për konsumatorin e fundit dhe sipas ligjit për të gjitha ato furnizime lëshon faturë tatimore dhe nuk obligohet të lëshojë kuponë fiskal.

Plotësimi i kësaj deklarate përmes sistemit EDI është i obliguar dhe kërkohet me qëllim që Administrata Tatimore të ketë informatat e sakta për tatimpaguesit të cilët duhet të jenë të fiskalizuar.

Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit që të plotësojnë saktë deklaratën e kërkuar, në të kundërtën ATK do të ndërmarrë masat e përcaktuara me Legjislacionin tatimor.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni