Kreu Financa ATK sqaron se cilat te hyra duhet ti deklarojne qytetaret deri me 31 Mars (Shiko ketu)

ATK sqaron se cilat te hyra duhet ti deklarojne qytetaret deri me 31 Mars (Shiko ketu)

nga Kontabilisti

Personat fizikë dhe juridikë që realizojnë të ardhura nga aktivitete të ndryshme, përveç pagës mujore, obligohen të paguajnë detyrimet tatimore për ato aktivitete, tha për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj.

Në Kosovë ekziston Ligji për të ardhurat personale, në bazë të të cilit, personat që realizojnë fitime janë të obliguar të deklarojnë tatimin mbi to.

Nga ky vit edhe qytetarët detyrohen t’i deklarojnë të hyrat e tyre individuale në Administratën Tatimore.

Ndonëse kjo është kërkesë e Ligjit për të ardhurat personale që ka hyrë në fuqi qysh më 2016-n, drejtori i ATK-së ka thënë se zbatimi do të nisë nga fundi i muajit të ardhshëm.

“Pa dallim, secili qytetar i Republikës së Kosovës i moshës mbi 18 vjet i cili ka realizuar një të ardhur tatimore është i detyruar ta dorëzojë deklaratën tatimore dhe ajo që periudha nga 1 janari deri më 31 mars”, tha drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj.

Në institutin KAF thonë se nga kjo politikë do të preken vetëm ata që fitojnë e nuk paguajnë.

“Këtu nuk flitet për qytetarë, këtu flitet nëse guxojmë të themi për një 5 për qind të qytetarëve ose edhe më pak. Ajo pjesë e 5% që mund të ketë mos deklarime të parave, mendimi im është që shteti është i vonuar. 9.5 deri 9 e 13”, tha Bujar Krasniqi, drejtor ekzekutiv në Institutin KAF.

Në Administratën Tatimore refuzuan të ofrojnë sqarime mbi këtë politikë. Por, bazuar në ligj, qytetarët janë të obliguar të deklarojnë edhe të hyrat e tjera përpos pagës, sikur janë të ardhura nga një punë sekondare, shitja e pasurisë, e çfarëdo të hyre tjetër.

Për tatimimin e të hyrave individuale qytetarët shprehën këndvështrime të ndryshme.

“10% me t’i marrë që ty t’i ka dërgu dikush të hyra, pse me t’i marrë”, thotë një qytetar.

“Qaty 10 % me na i marrë nuk është real”, thotë qytetari tjetër.

“Është me e luftu ekonominë joformale dmth këta që po punojnë 5-6 e 7 vena, e unë e kam mendimin që të gjithë duhet me u deklaru”, thotë një qytetar tjetër.

Qytetarët nuk do të kenë nevojë për kontabilistë për ta kryer këtë deklarim.

“Kjo kategori e qytetarëve nuk i nënshtrohen domosdo procedurave që të shkojnë nëpërmjet kontabilistëve të çertifikuar” 4.25 deri 4.31”, tha Krasniqi, nga Instituti KAF.

Bazuar në Ligjin për të hyrat individuale, nëse një qytetar fiton 10 mijë euro brenda vitit do të tatohet me 1 mijë euro, e nëse qarkullon 100 mijë euro brenda vitit obligohet t’ia japë shtetit 10 mijë euro.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni