Kreu Financa ATK zgjatë afatin e deklarimit dhe pagesës se Tatimit në të Ardhura Personale

ATK zgjatë afatin e deklarimit dhe pagesës se Tatimit në të Ardhura Personale

nga Kontabilisti

Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e
Tatimit në të Ardhura Personale

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 22/2022 të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve të datës 29.03.2022, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale për periudhën tatimore 2021.

Afati për deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale për periudhën tatimore 2021, zgjatet deri më 31 Maj 2022.

Deklarimet dhe pagesat e bëra për Tatim në të Ardhura Personale deri në afatin e zgjatur, gjegjësisht 31 Maj 2022, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.
Për llojet tjera të tatimeve dhe kontributeve, përveç Tatimit në të Ardhura Personale, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të vazhdojnë me përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni