Kreu Ekonomi Bankat po i ngarkojne qytetaret me tarifa astronomike per terheqje ne sportele

Bankat po i ngarkojne qytetaret me tarifa astronomike per terheqje ne sportele

nga Flamur Berisha

Bankat Komerciale në Kosovë vazhdojnë të aplikojnë tarifa të larta për çdo tërheqje të parave në sportelet e tyre brenda degës. Çmimet variojnë prej 1 euro e gjysmë më e lira, e deri në 3 euro më e larta.

Mirjeta Shabani

Qytetarët e Kosovës paguajnë tarifa të larta edhe për tërheqjet më të thjeshta të parave të tyre nga sportelet e bankave komerciale në vend. Këto çmime zbatohen nga këto banka edhe për tërheqjet më të thjeshta mbi 5 euro.

Pra, nëse ju shkoni të tërhiqni para, qoftë edhe vetëm 5 euro nga sporteli i ndonjërës bankë në Kosovë, ju duhet të paguani një tarifë prej 1 e 50 deri në 3 euro, varësisht se në cilën bankë keni llogari. I njëjti shërbim, por përmes bankomatëve të bankave është shumëfish më i ulët, sesa tërheqjet në sportele.

Buletini Ekonomik ka hulumtuar çmimoret e gjashtë bankave më të mëdha që funksionojnë në Kosovë, tek pjesa e tërheqjeve të të hollave nëpër sportele. Përjashtim këtu bëjnë vetëmpensionistët, studentët dhe llogaritë për jetimë dhe ata me asistencë sociale që këtë shërbim e marrin pa provizion, vetëm tek njëra bankë në vend, në NLB.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni