Kreu Ekonomi BE-ja dhe UNDP-ja ndihmojnë 7 500 familje Kosovare me artikuj ushqimor për 6 muaj

BE-ja dhe UNDP-ja ndihmojnë 7 500 familje Kosovare me artikuj ushqimor për 6 muaj

nga Flamur Berisha

Bashkimi Evropian (BE) dhe UNDP-ja për gjashtë do të ndihmojnë 7 500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme me kuponë për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm që nga muaji maj, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog tha se pandemia ka lënë pasoja sidomos te personat që po përballen me varfëi të skajshme, por që ka premtuar mbështetje për tejkalimin e vështirësive.

“Kam kënaqësi të jem këtu sot që tu ndihmojmë atyre personave më të cenueshëm që vuajnë nga pasojat e pandemisë. Pandemia ka rritur hendekun mes personave që kanë dhe atyre që jo”.

“Përtej varfërisë personave me aftësi të kufizuar i është vështirësuar jeta. BE është këtu për ndihmuar e për të sjellë vaksina përveç tyre edhe ndihma humanitare”, është shprehur ai.

Kurse si pjesë e projektit ai tha se është edhe angazhimi i 40 punëtorëve social të cilët do tu dalin në ndihmë Qendrave Sociale në Kosovë.

“Sot dorëzojmë një ndihmë ekonomike për familje në varfëri për 7 500 familje me kuponë mujor për ushqime për higjienë. Rezultati i dytë është grupi prej 40 personave që do të punojnë në Qendrat për asistencë sociale”.

“Kjo skemë shërben edhe për përgatitjen e punëtorëve social pas përfundimit të studimeve. Jam i sigurt që këto kanë me dhënë rezultat. Falënderoj UNDP e të tjetër. Theksoj nevojën e solidaritetit më këto kohë”.

Ndërsa Maria Suolko nga UNDP-ja, tha se pandemia ka vënë në pah mungesat në strukturat institucionale si dhe ka thelluat pabarazinë.

“Edhe pse pandemia ka filluar me emergjencë shëndetësore la pasoja të gjëra edhe ekonomike. Mungesat në strukturat institucionale janë vënë në pah. Kemi parë rritje të pabarazisë. Rreth 45 për qind e popullatës nuk kanë qasje në të drejtën shëndetësore në botë. Kosova dhe populli i saj nuk janë kursyer nga efektet e pandemisë”.

“Kriza ka goditur ata që kishin vështirësi për të ia dal mbanë. Kjo iniciativë do tu ofroj mbështetje atyre që jetojnë në varfëri. Kjo është në thelb  përpjekje me vëmendje të veçantë te gratë dhe te vajzat pra tu ofrojmë ndihmë  atyre që janë në gjendje më të cenueshme. Do të punojmë ngushtë më kolegët nga OKB dhe ministria e Financave dhe partnerëve tjerë. E falënderoj Zyrën e BE për besimin që të kryej këtë punë UNDP”, ka thënë ajo.

Poashtu i pranishëm ishte edhe Ministëri i Financave, Hekuran Murati i cili theksoi se kjo ministri do të vazhdojë përkushtimin për të tilla nisma.

Gjithashtu Murati tha se rritja e çmimeve të produkteve gjatë pandemisë e ka rritur edhe më shumë barrën e familjeve në nevojë, raporton EO.

“E vlerësojmë këtë projekt për lehtësimin e barrës së familjeve në nevojë dhe përgatitjen e personave social”.

“Pandemia ka ndikuar në rritjen çmimeve në artikujt ushqimor që ka rritur edhe më shumë barrën e familjeve bë nevojë. Përkushtimi ynë do të vazhdojë”, u shpreh ai.

Blerim Shabani nga Qendra Sociale në Prishtinë është një nga ata që pranoi kuponin për këto familje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni