Kreu Ekonomi Bislimi: Do ti ndajmë 30 milion euro per grande per biznese start up qe ushehiqen nga të rinjët

Bislimi: Do ti ndajmë 30 milion euro per grande per biznese start up qe ushehiqen nga të rinjët

nga Flamur Berisha

Masa 2. Qeveria konstaton se rinia e vendit përbën resursin dhe potencialin më të vlefshëm të vendit, por njëkohësisht edhe më së paku të shfrytëzuar. Kjo kategori edhe ka qenë mbiproporcionalisht e goditur nga periudha e pandemisë dhe rrjedhimisht ka nevojë për mbështetje të fuqishme të qeverisë në mënyrë që të mund të avancohet në kontribues me rëndësi në tejkalimin më të shpejtë të pasojave të pandemisë dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike. Për këtë arsye, qeveria vendos sa vijon:

  1. Në 24 muajt në vijim do të ndahen 30 milionë euro për grante për iniciativa inovative të të rinjve (start up iniciativa) ku shuma maksimale e alokuar për një iniciativë nuk tejkalon 10.000 euro.
  2. Në 24 muajt në vijim, do të ndahen 8 milionë euro për mbulim të gjysmës së kostos financiare si mbështetje për kompanitë që angazhojnë të rinjtë në praktika për një periudhë deri 12 muajshe. Kjo mbështetje mundësohet vetëm në ato raste kur angazhimi i të rinjve me punë praktike nuk përdoret për zëvendësimin e kontigjentit ekzistues të punëmarrësve, dhe shuma mujore e mbështetjes nuk mund të kalojë nivelin e 100 eurove.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni