Kreu Ekonomi Bislimi: Per kompanite prodhuese, qeveria do të paguaj 70% të shpenzimeve të interesit

Bislimi: Per kompanite prodhuese, qeveria do të paguaj 70% të shpenzimeve të interesit

nga Flamur Berisha

Andaj, masa 3.c synon fuqizimin e rolit të gruas në ekonomi, në mënyrë që gratë të avancohen në bartës të procesit të përmirësimit të standardit të jetesës në vend. Për të gjitha aplikacionet për kredi të komunitetit të biznesit që janë në pronësi të grave, qeveria merr përsipër mbulim 100% të shpenzimeve të interesit, në rastet kur norma e interesit nuk kalon mbi ___%.

  1. Qeveria konstaton që ekonomia vendore dominohet nga sektori i shërbimeve dhe që rritja e punësimit nuk mund të arrihet pa zgjerim domethënës edhe të kapaciteteve në industritë prodhuese. Për të gjitha kreditë e alokuara që synojnë zgjerim të kapaciteteve ekzistuese prodhuese të bizneseve, qeveria merr përsipër mbulimin 70% të shpenzimeve të interesit, në rastet kur norma e interesit nuk kalon mbi ___%.
  2. Qeveria konstaton që një pengesë domethënëse në materializimin e normave më të larta të rritjes ekonomike rezulton edhe nga struktura shumë e pafavorshme e bilancit tregtar të vendit, ku importet janë shumëfishi i vëllimit të eksporteve. Me qëllim që të ndikohet në përmirësimin e raporteve eksport-import, për të gjitha kreditë e alokuara për bizneset që synojnë dhe arrijnë rritje të vëllimit të eksporteve, qeveria merr përsipër mbulimin 70% të shpenzimeve të interesit, në rastet kur norma e interesit nuk kalon mbi ___%.
  3. Qeveria konstaton se niveli më i ulët i të ardhurës kombëtare për kokë banori në Kosovë në raport si me vendet e Bashkimit Evropian, por edhe me ato të rajonit, i atribuohet në masë të madhe shkallës së ulët të aktivitetit të personave në moshë të punës (__%) dhe njëkohësisht shkallës së lartë të papunësisë në vend (___%). Kjo pastaj edhe e ndërlidhur me mungesën e kapaciteteve buxhetore të qeverisë për të mundësuar mbulueshmëri të kënaqshme të amvisërive me skema të mbrojtjes sociale, e ka vështirësuar dukshëm edhe përballimin e periudhës së pandemisë nga një pjesë e konsiderueshme e familjeve në vend. Andaj, për të gjithë kredimarrësit të cilët shfrytëzojnë kredinë e masës 1 për të rritur nivelin e punësimit dhe arrijnë që të mbajnë këta të punësuar shtesë për një periudhë trevjeçare, qeveria në mënyrë retroaktive do të marrë përsipër mbulimin 100% të shpenzimeve të interesit, në rastet kur norma e interesit nuk kalon mbi ___%.
  4. Për sektorin e bujqësisë, kreditë e alokuara nga masa 1, përveç mbulimit të gjysmës së shpenzimeve të interesit do të mundësohet edhe një grace periudhë prej 1 viti, kurse qeveria merr përsipër komplet shpenzimet e interesit për këtë periudhë.
  5. Kujdesi për stabilizimin por edhe rritjen e kreditimit në Kosovë përmes masës së parë nuk është i mjaftueshëm për të siguruar edhe gatishmërinë e komunitetit të biznesit që të njëjtën ta përkthejnë në rritje të ofertës agregate, nëse njëkohësisht nuk mbështeten edhe amvisëritë në rritjen e kërkesës. Përmes kësaj pakoje, familjet që kanë nevojë për një mbështetje fillestare të fuqisë së tyre blerëse do kenë mundësi që të marrin kredi deri në masën e dy pagave mesatare në vend. Këto kredi do të kenë një maturitet deri në 24 muaj, kurse qeveria do marrë përsipër mbulimin e 50 % të shpenzimeve të interesit në rast se kredidhënësi nuk aplikon normë interesi më të lartë se ___ %. Njëkohësisht, shteti do e mbështesë këtë instrument duke e ngritur mbulueshmërinë me garantim në FKGK deri në 80%. Maksimumi i kredive që pritet të disbursohen në 18 muajt në vijim, nuk pritet të kalojë shumën e 200 milionë eurove.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni