Kreu Ekonomi Bislimi: Per sektorin e bujqesise perveq mbulimit te interesit, do te mundesohet grace periudha prej 1 viti

Bislimi: Per sektorin e bujqesise perveq mbulimit te interesit, do te mundesohet grace periudha prej 1 viti

nga Flamur Berisha
  1. Qeveria konstaton që ekonomia vendore dominohet nga sektori i shërbimeve dhe që rritja e punësimit nuk mund të arrihet pa zgjerim domethënës edhe të kapaciteteve në industritë prodhuese. Për të gjitha kreditë e alokuara që synojnë zgjerim të kapaciteteve ekzistuese prodhuese të bizneseve, qeveria merr përsipër mbulimin 70% të shpenzimeve të interesit, në rastet kur norma e interesit nuk kalon mbi ___%.
  2. Qeveria konstaton që një pengesë domethënëse në materializimin e normave më të larta të rritjes ekonomike rezulton edhe nga struktura shumë e pafavorshme e bilancit tregtar të vendit, ku importet janë shumëfishi i vëllimit të eksporteve. Me qëllim që të ndikohet në përmirësimin e raporteve eksport-import, për të gjitha kreditë e alokuara për bizneset që synojnë dhe arrijnë rritje të vëllimit të eksporteve, qeveria merr përsipër mbulimin 70% të shpenzimeve të interesit, në rastet kur norma e interesit nuk kalon mbi ___%.
  3. Qeveria konstaton se niveli më i ulët i të ardhurës kombëtare për kokë banori në Kosovë në raport si me vendet e Bashkimit Evropian, por edhe me ato të rajonit, i atribuohet në masë të madhe shkallës së ulët të aktivitetit të personave në moshë të punës (__%) dhe njëkohësisht shkallës së lartë të papunësisë në vend (___%). Kjo pastaj edhe e ndërlidhur me mungesën e kapaciteteve buxhetore të qeverisë për të mundësuar mbulueshmëri të kënaqshme të amvisërive me skema të mbrojtjes sociale, e ka vështirësuar dukshëm edhe përballimin e periudhës së pandemisë nga një pjesë e konsiderueshme e familjeve në vend. Andaj, për të gjithë kredimarrësit të cilët shfrytëzojnë kredinë e masës 1 për të rritur nivelin e punësimit dhe arrijnë që të mbajnë këta të punësuar shtesë për një periudhë trevjeçare, qeveria në mënyrë retroaktive do të marrë përsipër mbulimin 100% të shpenzimeve të interesit, në rastet kur norma e interesit nuk kalon mbi ___%.
  4. Për sektorin e bujqësisë, kreditë e alokuara nga masa 1, përveç mbulimit të gjysmës së shpenzimeve të interesit do të mundësohet edhe një grace periudhë prej 1 viti, kurse qeveria merr përsipër komplet shpenzimet e interesit për këtë periudhë.
  5. Kujdesi për stabilizimin por edhe rritjen e kreditimit në Kosovë përmes masës së parë nuk është i mjaftueshëm për të siguruar edhe gatishmërinë e komunitetit të biznesit që të njëjtën ta përkthejnë në rritje të ofertës agregate, nëse njëkohësisht nuk mbështeten edhe amvisëritë në rritjen e kërkesës. Përmes kësaj pakoje, familjet që kanë nevojë për një mbështetje fillestare të fuqisë së tyre blerëse do kenë mundësi që të marrin kredi deri në masën e dy pagave mesatare në vend. Këto kredi do të kenë një maturitet deri në 24 muaj, kurse qeveria do marrë përsipër mbulimin e 50 % të shpenzimeve të interesit në rast se kredidhënësi nuk aplikon normë interesi më të lartë se ___ %. Njëkohësisht, shteti do e mbështesë këtë instrument duke e ngritur mbulueshmërinë me garantim në FKGK deri në 80%. Maksimumi i kredive që pritet të disbursohen në 18 muajt në vijim, nuk pritet të kalojë shumën e 200 milionë eurove.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni