Kreu Ekonomi Bislimi: Per sektorin e prodhimit dhe përpunimit, qeveria e subvencionon e pagën deri në 50% per 9 muaj!

Bislimi: Per sektorin e prodhimit dhe përpunimit, qeveria e subvencionon e pagën deri në 50% per 9 muaj!

nga Flamur Berisha

Masa 3. Qeveria e Kosovës konstaton se rritja e punësimit krahas uljes së shkallës së informalitetit të ekonomisë përbëjnë hapa esencial si për avancimin e standardit të jetesës në vend, ashtu edhe për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes. Njëkohësisht kjo përkthehet edhe në avancim të statusit të punëmarrësve si në ekonomi ashtu edhe në shoqëri. Për të mbështetur këto dy përpjekje, që do të përkthehej pastaj në tejkalim më të shpejtë të vështirësive të shkaktuara nga periudha e masave kufizuese qeveria vendos sa vijon:

Për të gjitha rastet kur, përveç kushteve të parapara në masën 4.a, punëdhënësi është në sektorin e prodhimit dhe përpunimit, qeveria merr përsipër subvencionimine e pagës deri në 50% (maksimum 150 euro) për një periudhë maksimale 9 muajsh.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni