Kreu Ekonomi Bislimi: Qeveria do të subvencionojë me nga 20 euro në fëmijët regjistruar në parashkollore (publike dhe private)

Bislimi: Qeveria do të subvencionojë me nga 20 euro në fëmijët regjistruar në parashkollore (publike dhe private)

nga Flamur Berisha

Masa 5. Qeveria e Kosovës konstaton se parakusht për rritjen e punësimit në sektorin privat që do të lehtësonte tejkalimin e vështirësive të rezultuara nga masat kufizuese në përballje me pandeminë COVID-19, është edhe përmirësimi i sistemit arsimor në vend, dhe zbutja e hendekut mes shkathtësive të akumuluara në sistemin e edukimit dhe nevojave në tregun e punës. Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës vendos sa vijon:

  1. Në 24 muajt në vijim do të alokohen 5 milionë euro për mbështetjen e projekteve hulumtuese të institucioneve të arsimit universitar (publik dhe privat), në të gjitha rastet kur pjesë e projektit janë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
  2. Në 24 muajt në vijim, do të alokohen 5 milionë euro shtesë për mbështetjen e programeve të reja studimore që adresojnë zbutjen e hendekut të shkathtësive në tregun e punës dhe orientohen drejt profesioneve kyçe për industrinë prodhuese në vend.
  3. Në 24 muajt në vijim, do të alokohen 3 milionë euro për bursa shtesë për studentët të cilët orientohen për studime në fushat që adresojnë zbutjen e hendekut të shkathtësive në tregun e punës. Për studentët që zgjedhin institucionet private të akredituara në vend, shuma e mbulimit të bursës nuk mund të tejkalojë 50% e kostos së studimit.
  4. Në 24 muajt në vijim, do të alokohen deri në 3 milionë euro për mbulimin e kostos së banimit dhe ushqimit për të gjitha studentet që vijnë nga zonat rurale të vendit.
  5. Qeveria e Kosovës do të subvencionojë me nga 20 euro në muaj secilin fëmijë të regjistruar në institucionet parashkollore (publike dhe private) të licencuara në vend.
  6. Në 24 muajt në vijim do të alokohen 2 milionë euro në formë të kuponëve që mund të shfrytëzohen nga ana e komunitetit të biznesit, ekskluzivisht për përfitim të asistencës teknike apo organizim të kurseve trajnuese për stafin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni