Kreu Ekonomi Bislimi: Sektorit të Gastronomise, do tu subvencionohen pagat e punetoreve për një periudhë prej 6 muajsh nga Qeveria!

Bislimi: Sektorit të Gastronomise, do tu subvencionohen pagat e punetoreve për një periudhë prej 6 muajsh nga Qeveria!

nga Flamur Berisha

Masa e 4. Qeveria e Kosovës konstaton se sektori i hotelierisë, restoranteve dhe kafeve, ka qenë mbiproporcionalisht i dëmtuar në periudhën e pandemisë dhe pritet që ta ketë më të vështirë rimëkëmbjen në muajt në vijim.

Rrjedhimisht, Qeveria ndan 12 milionë euro për subvencionim të pagave të punëmarrësve në sektorin e HORECA-s për një periudhë prej 6 muajsh. Shuma mujore e subvencionimit do të jetë 150 euro për punëmarrës, kurse parakushtet për të përfituar nga kjo masë janë të njëjtat si në masën 4.a më lart.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni