Kreu Ekonomi Biznesi ka blerë një veturë në mars 2020. Në nëntor 2020 është shitur, a mund të llogarisë zhvlerësimin për vitin 2020?

Biznesi ka blerë një veturë në mars 2020. Në nëntor 2020 është shitur, a mund të llogarisë zhvlerësimin për vitin 2020?

nga Flamur Berisha

Tatimpaguesi i cili tatohet në bazë të të ardhurave reale, mund të njohë zhvlerësimin për pasurinë e prekshme e cila është në emër të biznesit dhe shfrytëzohet për aktivitetin e biznesit. Zhvlerësimi bëhet sipas Kategorisë së cilës i përket aseti, siç është përcaktuar në Ligjin për Tatimin në të Ardhurat Personale. Pasuria për qëllime të zhvlerësimit merret parasysh vetëm kur ajo është vënë në përdorim. Për pasurinë që shitet apo tjetërsohet në gjashtëmujorin e dytë, atëherë zhvlerësimi në vitin e shitjes apo tjetërsimit njihet vetëm për gjashtëmujorin e parë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni