Kreu Biznes Bizneset dhe punëtorë që nuk janë rimbursuar nga qeveria duhët të veprojnë kështu

Bizneset dhe punëtorë që nuk janë rimbursuar nga qeveria duhët të veprojnë kështu

nga Flamur Berisha

I nderuar tatimpagues,

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se evidentimi i llogarisë tuaj bankare në sistemin EDI nuk është e saktë, prandaj edhe nuk keni mundur të përfitoni nga subvencionet sipas Pakove të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, kërkojmë që sa më shpejt të bëni përditësimin e llogarisë bankare në Sistemin Elektronik EDI të ATK. Edhe nëse paraprakisht keni bërë përditësimin e të dhënave, kërkojmë që të përsëritni edhe njëherë pasi që është konstatuar nga Thesari se llogaria bankare që keni evidentuar në sistemin EDI nuk është e saktë dhe nuk është e mundur që t’ju rimbursohet ajo llogari për të përfituar subvencionet nga Qeveria.

Llogaria bankare që evidentoni në Sistemin EDI duhet te jetë në emër të biznesit.

Pra, nëse llogaria bankare e juaj përditësohet dhe vendoset e saktë, është e mundur që sa më shpejt nga Thesari të kreditohet llogaria e juaj.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni