Kreu Financa BQK me lajm të mirë për qytetaret e Kosoves

BQK me lajm të mirë për qytetaret e Kosoves

nga Flamur Berisha

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka paralajmëruar liberalizim të tregut të sigurimit të detyrueshëm në Kosovë.

Mehmeti tha se për këtë kanë marrë vlerësim pozitiv nga Banka Botërore.

Ai bëri me dije se me kompletimin e bordit të BQK-së, do të ketë lëvizje pozitive në sektorin e sigurimeve.

“Besoj se nga janari 2022, do të kemi liberalizim të tregut të sigurimeve”, tha guvernatori Mehmeti për emisionin Betimi për Drejtësi i cili shfaqet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Për normat e interesit të kredive, Guvernatori Mehmeti tha se tani është mesatarja 6%.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), gjatë pandemisë Covid 19, ka marrë masa për të ruajtur stabilitetin.

“Ne jemi vlerësuar pozitivisht për masat e ndërmarra, nga Departamenti Shtetit, KE, FMN e BB.”, theksoi ai.

Mehmeti foli edhe për dy rastet për kompanitë që u është revokuar licenca.

‘Ne nuk dëshirojmë të revokojmë licenca, por kemi qenë të detyruar të marrim masa. Qëllimi jonë është t’i ruajmë policmbajtësit”, tha ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni