Kreu Financa Buxheti i Kosoves. Njoftim me rendesi nga Kuvendi

Buxheti i Kosoves. Njoftim me rendesi nga Kuvendi

nga Kontabilisti

Në fund të muajit tetor, Qeveria e Kosovës kishte miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2023, i cili pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.

Një miliardë e 98 milionë euro janë ndarë për subvencione e transfere, 811 milionë në shpenzime kapitale, 745 milionë të tjera në kategorinë paga dhe mëditje dhe 493 milionë euro në mallra dhe shërbime.

Lidhur me këtë, deputetet e Kosovës sot do të diskutojnë shqyrtimin e parë për ndarjet buxhetore.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni