Kreu Ekonomi Cfarë nësë ju inspektoheni nga ATK?

Cfarë nësë ju inspektoheni nga ATK?

nga Flamur Berisha

ATK-ja është e angazhuar për trajtimin e drejtë të të gjithë tatimpaguesve sipas ligjit. Së bashku me fuqinë e saj për të kryer auditime, ATK-ja ka mandat që të përdor metodat e përzgjedhjes së rasteve të cilat maksimizojnë analizën si objektiv dhe të minimizojnë mundësinë për abuzim të autoritetit të tij. Kur një tatimpagues apo përfaqësuesi i tij/saj dhe të gjithë të punësuarit kyç janë subjekt të një auditimit, ata duhet të:
 pranojnë një intervistë fillestare nga zyrtarët e ATK-së;
 ti sigurojnë inspektorëve tatimore qasje të plotë në të gjitha objektet përfshirë edhe depot së bashku me të gjitha librat dhe të dhënat, fotokopjen e të gjitha dokumenteve të kërkuara nga inspektorët tatimor;
 vënë në dispozicion stafin për t’ju përgjigjur pyetjeve të inspektorave tatimor.
Fushëveprimi i auditimit mund të ndryshojë nga shqyrtimi i një deklarate tatimore gjashtë vjeçare (kontroll i plotë) për auditimin e një ose më shumë periudhave tatimore (një kontroll të shkurtër ose të pjesshëm të kontrollit). Normalisht, ATK-ja do t’i dërgoj tatimpagusit një njoftim me shkrim tre ditë para se të filloj kontrollin, për t’i njoftuar në lidhje me qëllimin e kryerjes së kontrollit. Ky njoftim duhet të tregojë datën, vendin, qëllimin dhe kohëzgjatjen e parashikuar të kontrollit, një kërkesë për një takim të parë me tatimpaguesin, kërkesë për informacion specifik që kanë të bëjnë me kontrollin; së bashku me detaje të tjera për fillimin e zhvillimit të procesit. Përjashtim nga ky rregull mund të përfshijnë rrethanat në të cilat ATK-ja ka të dhëna se një tatimpagues është:
 përpjekur për të fshehur ose shkatërruar provat
 përgatitur të largohet nga vendi
 keq-pasqyrimi i inventarit të mallrave
Udhëzimi Administrativ nr 15/2010 ofron detaje mbi procesin e kontrollit, duke përfshirë të drejtat e tatimpaguesit për t’iu përgjigjur një raporti paraprak të kontrollit dhe për të apeluar një raport përfundimtar të kontrollit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni