Kreu Ekonomi Cilat janë detyrimet tatimore të OJQ-së?

Cilat janë detyrimet tatimore të OJQ-së?

nga Flamur Berisha

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Platformën CiviKos, ka organizuar Seminar on-line për Organizata Jo-Qeveritare me temën: “Detyrimet tatimore nga OJQ-të”.

Në ketë seminar morën pjesë rreth 100 përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë. Në këtë seminar nga përfaqësuesi i ATK-së, u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim: ·

Tatimi në të Ardhurat nga Pagat dhe Kontributet Pensionale; ·

Tatimi në Qira; ·

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar; ·

Tatimi në të Ardhurat e Korporatave; ·

Raportimi i blerjeve mbi 500 euro. Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur me funksionimin e Tatimeve në Kosovë, gjegjësisht Tatimi në të Ardhurat nga Pagat dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira; Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, si dhe kërkesat për Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro dhe Pasqyrave Financiare.

Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre. Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i seminarit. Materiali i prezantuar në këtë seminar, është i publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Materiale & Prezantime – “Seminar/Detyrimet tatimore nga OJQ-te”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni